Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip Showbiz

“Gjithçka është në rregull”, mos ndoshta Erosi sapo pranoi që ai dhe Oriola nuk janë ndarë?

Spekulimet për një ndarje mes futbollistit Eros Grezda dhe modeles Oriola Marashi nisën kur ato të dy hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Gjithashtu, kjo e fundit nisi të hidhte dhe “thumba” në Instagram dhe aty të gjithë menduan se dyshja i kishte dhënë fund lidhjes.

Pak më vonë modelja bukuroshe postoi një fotot ku dukej shumë pranë këngëtarit Alban Ramosaj, por megjithatë duket se për dyshen paska qenë vetëm një zënkë. Erosi i pyetur në një intervistë nëse jeta e tij sentimentale po shkon mirë, ai ka treguar se gjithçka është në rregull.

Pse dukem keq? Nga ana sentimentale jam shumë mirë. Gjithçka është në rregull.

Dhe nëse hedhim një vështrim në Instagram-in, çifti e ndjekin sërish një-tjetrin.