Celebrities Gossip Showbiz

Pak kohë pas ndarjes, Oriola Marashi shihet pranë këngëtarit të njohur…

Oriola Marashi, ka pak kohë që është ndarë nga i dashuri i saj, Eros Grezda. Dyshja nuk e ka konfirmuar asnjëherë ndarjen, por unfollow në rrjete sociale ngriti këto aludime.

Mirëpo, miqtë e dyshes e kanë konfirmuar ndarjen. Shkak, siç u shprehën ata, u bë largësia mes çiftit. Oriola nuk dëshiron ta lejë karrierën e saj si modele, dhe largësia ka shtuar keqkuptimet mes tyre.

Ndërkohë, këngëtari Alban Ramosaj ka publikuar së fundmi një foto me Agnesa Hadergjonaj dhe Beatrix Ramosaj, por vëmendjen e ka tërhequr Oriola. Modelja ka pozuar tepër provokuese e ulur te Albani, ndërkohë që ai e shikon.

Duket se dyshja pëlqen të qëndrojë në prani të njëri-tjetrit pasi e shijojnë kohën bashkë. Kujtojmë, se Albani ishte i ftuar në Live From Tirana një muaj më parë, ku rrëfeu detaje nga hitet më të bujshme të karrierës së tij.