Celebrities Gossip Showbiz

Gordon Ramsay dhe bashkëshortja e tij Tana do të bëhen prindër për herë të gjashtë?!

Gordon Ramsay njihet shumë për figurën e tij si pjesë e botës së kulinarisë si një ndër shefat më të famshëm në botë, por familja e tij e madhe është padyshim në qendër të vëmendjes kur bëhet fjalë për jetën e tij private. Duket se gjatë një interviste aksidentalisht na la të dyshonim se ai dhe gruaja e tij Tana janë në pritje të fëmijës së tyre të gjashtë. Duke diskutuar me Jamie Theakston dhe Amanda Holden në emisionin ‘Heart Breakfast’ të së martës, Ramsay foli për familjen e tij, përpara se të njoftonte se: “Ka një tjetër rrugës”. Kur u pyet për fëmijët e tij, 56-vjeçari tha:

Herën e fundit që i pashë mendoj se ishin pesë, po. Mendoj se është një tjetër rrugës.

Të habitur nga përgjigja e tij, gazatarët e pyetën të çuditur duke dashur të dinin se çfarë nënkuptonte me këtë deklaratë dhe se kush tjetër mund të ishte rrugës. Duke hedhur poshtë spekulimet për një shtatzëni të mundshme, Gordon vazhdoi duke thënë se nuk e dinte ende dhe se duhej të kontrollonte edhe njëherë tjetër dyshimin e tij. Ai ka shtuar se gruaja e tij do ta dëshironte edhe një fëmijë tjetër, por në këtë moment ai nuk do dëshironte edhe një tjetër.

Çifti festoi 26-vjetorin e martesës në dhjetor të vitit 2022. Për nder të rastit të veçantë, Tana vendosi që në rrjetin e saj social Instagram të ndante një seri fotosh nga dasma e tyre. Mes fotove, Tana përfshiu një foto të të porsamartuarve duke shkëmbyer betimet, ndërsa një foto e veçantë ku dukej nusja dhe dhëndri duke pozuar në shkallët e kishës së tyre përpara se të shkonin para altarit. Edhe pse vazhdimisht ka patur thashetheme rreth martesës së tyre ku ka patur spekulime rreth një ndarjeje të mundshme, ato gjithmonë kanë zgjedhur të heshtin dhe kanë publikuar momentet e tyre më të bukura së bashku me pesë fëmijët e tyre.