Celebrities Music Showbiz

I gjuajnë me çakmak në skenë, MC Kresha largohet i revoltuar në mes të performancës!

MC Kresha është një nga reperët më të dashur dhe më të talentuar për publikun, i cili prej vitesh tanimë mund të themi me plot gojë se numëron një pafundësi hitesh dhe këngësh të suksesshme që kanë revolucionarizuar hip-hopin në Shqipëri. Në shumicën e projekteve që artisti ka lançuar që prej fillimit të karrierës së tij kanë qenë në bashkëpunim me Lyrical Son, njëkohësisht mikun e tij më të mirë.

E pikërisht dyshja kanë mbajtur një nga koncertet e radhës në qytetin e Drenasit. Por jo gjithçka ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar, pasi teksa po perfomonin në skenë, një person nga publiku ka hedhur një çakmak në skenë. Kjo ka revoltuar MC Kreshën, i cili në moment ka ndaluar performancën e tyre duke thënë se kjo nuk është mënyra se si tregohet dashuri për artistin. Reperi madje tha se për këtë koncert dy artistët nuk ishin paguar dhe u largua në mes të performancës, i cili u ndoq edhe nga Lyrical Son.

Ndale, ndale! Drenas nëse doni me tregu dashni, nuk është dashni duke e gjuajtur artistin me shkrepës. Nëse mendoni se kemi ardhur për pare për të kënduar, ne kemi ardhur pa pare për të kënduar. Faleminderit! 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)