Celebrities Gossip Magazine

Ish-bashkëshorti i Meghan Markle do të botojë një libër, ku pritet të zbulojë shumë të fshehta!

Ish-bashkëshorti i Meghan Markle, Trevor Engelson, ka të ngjarë të publikojë një libër për marrëdhënien e tij me aktoren. Sipas Mirror, producenti është i vendosur të tregojë gjithçka. Ish-çifti u martua në vitin 2011 dhe u divorcua në vitin 2013, ndërsa lidhja e tyre zgjati gjithsej gjashtë vjet.

Siç është raportuar, do të ketë një fokus të veçantë në detajet që çuan në divorc dhe arsyet themelore pse Meghan dërgoi me postë unazat e saj të martesës dhe fejesës. Konkretisht, Engelson do t’i zbulojë asaj shumë “të palara” .

Burimet pohojnë se Markle ishte një “person krejtësisht tjetër” kur u transferua në Toronto për serialin Suits dhe se ndarja e bëri atë të ndjehej “e përdorur”.

Gjithashtu ka shumë gjasa që në libër të shkruhen edhe incidente të ndryshme nga dasma e tyre, si për shembull fakti që të ftuarve iu dha marihuanë në ceremoninë e cila u zhvillua në Xhamajka në vitin 2011.

Libri thuhet gjithashtu se i referohet gjerësisht komentit të Meghan në vitin 2017 se ajo nuk dinte shumë për Princin Harry para lidhjes së tyre, dhe për të thyer të gjithë “arsyetimin pa kuptim” që rrethon këtë deklaratë që askush nuk e besonte.