Fashion Gossip

“Isha seksi më shumë sesa duhet”/Bella Hadid zbulon fustanin për të cilën është penduar qe e ka veshur!

Modelja e njohur Bella Hadid në Festivalin e Kanës së vitit 2016 me fustanin e saj të kuq ka qenë padyshim rrëzëllitëse por edhe shumë në siklet. Ajo në fakt në foto dukej shumë seksi dhe me vetëbësim por kjo në fakt nuk është fare e vërtetë.

Së fundmi, bukuroshja ka zbuluar se është penduar që zgjodhi nje fustan shumë më seksi sesa duhej. Fustani në fjalë, për të cilin Bella bie dakord se ishte i mrekullueshëm, ishte një fustan i hollë, saten, me rripa të hollë, kurriz të hapur dhe me një të çarë deri në bel, i stiluar nga Alexandre Vaulthier.

Unë dukem shumë seksi në të gjitha këto foto. Unë isha shumë nervoze nga kamerat, kisha shumë grim dhe isha nervoze për këtë të çarë të madhe. Falë Zotit, mendoj se pati vetëm një incident të vogël. Ndihem në siklet për këtë moment akoma, edhe pse veshja ishte e mrekullueshme, por thjesht nuk ndihem vetvetja.

 

Supermodelja shtoi se e sheh atë anë të vetes si një “alter ego”, të cilën ajo e etiketon si “Belinda” dhe është krejt e kundërta e saj.

Rikujtojmë, se Bella u duk jashtëzakonisht mahnitëse në Festivalin e Filmit në Kanë 2021. Modelja kishte veshur një fustan të zi me mëngë të gjata nga “Schiaparelli Haute Couture” dhe një gjerdan të madh prej ari në formën e mushkërive të njeriut që mbulonin gjoksin e saj. Kur u pyet në lidhje me veshjen nëse padashur mund të ndodhte diçka e papritur Hadid tha për “Vogue” se as nuk kishte menduar për këtë sepse gjithçka ishte në mënyrë të përsosur. Modelja bukuroshe shtoi se kishte bërë thjesht një kontroll të vogël të gjerdanit nëse ishte në vendin e duhur para se të zbriste nga makina dhe kjo ishte e gjitha.