Celebrities Gossip Showbiz

“Ishim të paditur rreth modës”/Victoria Beckham i nxjerr “namin” vetes dhe David-it!

Dyshja legjendare, David dhe Victoria Beckham janë një nga çiftet e rralla të showbiz-it që lidhja e tyre ka zgjatur prej më shumë se 20 vitesh. Ata shfaqen gjithmonë shumë të dashuruar dhe janë admiruar nga fansat jo vetëm për dashurinë ndaj njëri-tjetrit, por edhe për stilin e të veshurit.

Së fundmi, gjatë një interviste në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, stilistja e suksesshme ka zbuluar se pse ajo dhe David vishnin shumë veshje të njëjta në fillimet e lidhjes së tyre. 47-vjeçarja u shpreh se:

Thjesht dukej si një ide vërtet e mirë në atë kohë. Kështu ishte me të vërtetë. Mendoj se kishte një naivitet atëherë, ne nuk dinim shumë për modën. Ne thjesht po argëtoheshim, ishim të paditur rreth modës. Që të jem e sinqertë, kështu duhet të jetë. Unë në të vërtetë do të doja të kisha guximin ta bëja më shumë tani.

Ajo ka treguar se çdo gjë ishte spontane, thjesht duke i thënë njëri-tjetrit:

Eja vishemi njësoj. 

Së fundmi, rikujtojmë se ish-këngëtarja e “Spice Girls” ishte e ftuar në emisionin “Good Morning America” e cila promovoi produktin e saj të ri të markës “Victoria Beckham Beauty”, “Cheeky Posh”. Ajo gjithashtu foli hapur për martesën me bashkëshortin David Beckham.

Sidoqoftë, shumë shikues u mahnitën nga pamja e Victoria-s. Ata vunë re ajo kishte bërë buzët dhe kjo gjë nuk ju pëlqeu. Komentuesit nisën të ironizojnë në rrjetin social “Twitter”, madje një prej komentuesve pyet se çfarë ka ndodhur me fytyrën e saj, ndërsa një tjetër i thotë të mos i bëjë më buzët.

Ndërkaq, stilistja ka zbuluar gjithashtu për të gjithë ata që janë kurioz se çfarë regjimi mban, se vakti i saj i preferuar është kripë në bukë të thekur ose perime të gatuara në avull. Ajo është një avokate e ‘ngrënies së pastër’ dhe dihet se shmang karbohidratet dhe madje pi uthull në emër të shëndetit.