Celebrities Gossip Showbiz

Johnny Depp falenderon fansat besnikë përmes një video të veçantë!

Çështja e Johnny Depp dhe Amber Heard ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike së fundmi, me fitoren e Depp që solli shumë reagime. Teksa fansat dhe admiruesit e aktorit u gëzuan për triumfin e tij, duket se Johnny Depp nuk ka të ndalur.

Aktori ka fituar 4.3 milionë ndjekës pasi iu bashkua aplikacionit TikTok të hënën. Por edhe pse ai ka në aplikacion vetëm pak orë, ai tashmë e ka shenjën blu që verifikon profilin e tij. Ndërkohë, 58-vjeçari para vetëm një ore, postoi videon e tij të parë në këtë platformë sociale ku shkruante:

Për të gjithë mbështetësit e mi më të çmuar, besnikë dhe të palëkundur. Kemi qenë kudo bashkë, kemi parë gjithçka bashkë. Së bashku kemi ecur në të njëjtën rrugë. Ne bëmë gjënë e duhur së bashku, sepse ju u interesuat.

Dhe tani, të gjithë së bashku do të ecim përpara. Ju jeni, si gjithmonë, punëdhënësit e mi dhe përsëri nuk di me asnjë mënyrë si t’ju thënë faleminderit, përveçse thjesht duke thënë faleminderit. Pra, faleminderit. Me dashuri dhe respekt, JD.

@johnnydepp

To all of my most treasured, loyal and unwavering supporters. We’ve been everywhere together, we have seen everything together. We have walked the same road together. We did the right thing together, all because you cared. And now, we will all move forward together. You are, as always, my employers and once again I am whittled down to no way to say thank you, other than just by saying thank you. So, thank you. My love & respect, JD

♬ Stranger – Love Joys

Kujtojmë se menjëherë pas fitores së tij ndaj Amber Heard, Johnny Depp ka reaguar me anë të një postimi në Instagram ku ka shprehur falenderimin për çdokënd që e përkrahu gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë që ai po kalonte!