Celebrities Gossip Showbiz

Ju prezantojmë me të dashurin e ri të Selena Gomez!

Këngëtarja e njohur Selena Gomez mund të ketë një dashuri të re në jetën e saj. Së fundmi u pretendua se bukuroshja është në lidhje me yllin 33-vjeçar të “The Chainsmokers”, Andrew ‘Drew’ Taggart. “Ata nuk po përpiqen të fshehin romancën e tyre duke u futur fshehurazi nëpër klube”, tha një burim i brendshëm për UsWeekly.

“Selena vështirë se mund t’i mbajë duart larg tij”, shtoi burimi dhe vuri në dukje se ata po argëtohen shumë së bashku. Rikujtojmë, se Taggart u nda nga artistja 24-vjeçare, Eve Jobs, e cila është vajza më e vogël e Steve Jobs. Ndërkaq, Selena nga ana tjetër pretendoi së fundmi ndarja nga Justin Bieber me të cilin u takua dhe u nda nga viti 2011 derisa u ndan përfundimisht në fillim të 2018 ishte ‘gjëja më e mirë’ që i ka ndodhur ndonjëherë.

Rikujtojmë, se së fundmi Gomez ka bllokuar komentet në rrjetet sociale që e ofendonin atë në lidhje më trupin e saj në ceremoninë e të shtunës pasi mori pjesë në Golden Globes 2023. 30-vjeçarja, u nominua për aktoren më të mirë televizive. Ajo kishte veshur një dekolte mjaft të hapur me një fustan bust të zi me lejla të markës “Valentino”, i cili kishte një të çarë mjaft të guximshme deri në kofshë. Por këngëtarja mori komente mjaft negative nga ndjekësit online në lidhje me pamjen e saj fizike teksa pozonte para kamerave në këtë event.