Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Justin Timberlake bëhet pjesë e fushatës së re të Louis Vuitton!

Këngëtari dhe aktori i njohur Justin Timberlake, është bërë së fundmi modeli i fushatës së re të markës Louis Vuitton. Brendi luksoz i modës ka lançuar një koleksion të quajtur “Creating Infinity”, në fotografitë e të cilit ndodhet edhe artisti i njohur. Për këtë koleksion, marka bashkëpunoi me stilisten japoneze, Yayoi Kusama.

Në këtë fushatë, siç e quanin ata, surrealiste me stil avangarde, Timberlake kishte veshur një xhaketë blu me stampa me pika dhe një çantë të zbukuruar me motive kungulli, e cila ishte dizajnuar nga stilistja japoneze. Koleksioni më i fundit, i cili përfshin gjithashtu pjesë që shfaqin fytyrën e njohur të Kusamas, motive me lule dhe me pika, do të dalë në treg më 31 mars në mbarë botën.

Përveç çantave, linja përfshin edhe artikuj lëkure, parfume dhe veshje për meshkuj dhe gra. Krahas 42-vjeçarit, në këtë fushatë u shfaqën edhe fytyra të tjera të njohura, si aktoret Cate Blanchett, Lea Seydoux, Zhou Dongyu dhe Hoyeon Jung. Rikujtojmë, se Justin Timberlake është bërë muzikanti më i fundit që ka shitur katalogun e tij muzikor.

Fituesi i Grammy-t, nënshkroi një marrëveshje me ‘Hipgnosis Song Management’, një kompani e mbështetur nga firma e kapitalit privat Blackstone. Marrëveshja përfshin të drejtat e autorit të rreth 200 këngëve të Timberlake. Firma e kapitalit privat do të ketë këngët hit të muzikantit duke përfshirë “SexyBack”, “Can’t Stop the Feeling” dhe “Mirrors” nën kontrollin e tyre.