Celebrities Showbiz

Kanye West dhe Julia Fox tërheqin vëmendjen e të gjithëve të veshur ‘matchy-matchy’ në Francë!

Tani Kanye West dhe Julia Fox zyrtarizuan dhe i vendosën vulën lidhjes së tyre në tapetin e kuq. Sot reperi 44-vjeçar dhe ylli i “Uncut Gems” morën pjesë së bashku në sfilatën e modës “KENZO” si pjesë e Javës së Modës për Burrat në Paris në Francë.

Atje, çifti kishte zgjedhur që të visheshin njësoj. Kishin veshje xhins të ngjashme me doreza të zeza. West e kishte përshtatur veshjen e tij me çizme të zeza, ndërsa Fox me bizhuteri të mëdha ari dhe çizme xhins për të komplimentuar veshjen e saj nga “Schiaparelli”.

Aktorja kishte bërë gjithashtu një penel me krahë të mëdhenj dhe një sy të errët, ndërsa i mbante flokët e saj brune të kapura lart përsëri në një topuz. Gjatë ngjarjes, dyshja e sapoformuar u ulën pranë Pharrell Williams, Pusha T dhe Tyler, raportoi “Entertainment Tonight”. Në fillim të këtij muaji, Fox detajoi romancën e saj me reperin e “Donda” në një intervistë për revistën “Interview”, me titull “Date Night”. Ajo tregoi se të dy kishin një “lidhje të menjëhershme” pas takimit në Miami në natën e Vitit të Ri.

Theksojmë gjithashtu se së fundmi aktorja 31-vjeçare ka bërë një reagim në lidhje me marrëdhënien e saj me reperin Kanye West në episodin e fundit të podcast-it të saj të “Forbidden Fruits”, duke u shprehur se  thjesht po jeton momentin dhe nuk ka asnjë pritshmëri tjetër.

Janë vetëm njerëzit që e bëjnë njëri-tjetrin të ndihen më mirë. Është vërtet si një lidhje e tillë e shenjave Binjak/Ujor. Është shumë frymëzuese. Mendjet tona, ne të dy funksionojmë shumë mirë; ne mbajmë hapin me njëri-tjetrin, gjë që është e lezetshme.