Celebrities Fashion Gossip

Kate Middleton risjell fustanin e Princeshë Diana-s në premierën e James Bond!

Së fundmi Princi William dhe Kate Middleton morën pjesë në premierën botërore të filmit të fundit të Daniel Craig, “No Time To Die” në sallën Royal Albert Hall në Londër. Kate Middleton, mori të gjithë vëmendjen me një fustan prej ari nga stilistja Jenny Packham.

Dyshja mbretërore William e Kate shfaqeshin shumë të dashur e të lumtur me njëri-tjetrin.

Vlen të theksojmë se Princeshë Diana frymëzon edhe sot e kësaj dite me stilin e pakrahasueshëm të saj. Së fundmi ka qenë përsëri Dukesha e Kembrixh-it, e cila padyshim shkëlqeu mbrëmjen e djeshme dhe fotografia më poshtë tregon fare qartë se stilistja e saj Jenny Packham është frymëzuar nga Princeshë Diana për të sjellë fustanin magjik, me të cilën dukesha arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve.

Kate Middleton nuk është hera e parë që “përqafon” stilin e Diana-s. Në këtë link ne po ju listojmë 16 foto ku veshjet e Princeshë Dianës dikur kanë një ngjashmëri të jashtëzakonshme me veshjet e Kate Middleton sot.

Rikujtojmë, se në fillim të pandemisë, Kate nisi një projekt të veçantë fotografie që synonte të kapte jetën në Mbretërinë e Bashkuar gjatë asaj kohe të trazuar. I titulluar “Hold Still”, projekti ishte pjesë e një bashkëpunimi me Galerinë Kombëtare të Portreteve dhe u krijua për të inkurajuar ata në Mretërinë e Bashkuar që të dokumentojnë përvojat e tyre gjatë pandemisë.