Celebrities Film & Tv Showbiz

Kë sheh Vesa Smolica si fitues mes Julit dhe Romeos? Ish-banorja: “Nuk po bëjnë diçka më ndryshe se banorët e tjerë, por dinë ta luajnë protagonizmin më mirë…”

Vesa Smolica ishte banorja e cila u eliminua këtë të shtunë nga shtëpia e “Big Brother VIP 3”, si më pak e votuara e publikut. Vesa ka qenë mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up” për të na folur më shumë për eksperiencën e saj dhe jo vetëm…

Ti u shprehe se është shtëpia e vajzave dhe dominojnë ato aty brenda, por sheh si fitues Romeon ose Julin.

Nuk ka lidhje cilësia me sasinë. Unë me sytë e mi nuk e përkrah lojën e Eglës, që ka qenë gjithë kohën kundër vajzave, ka ofenduar, edhe pse e quan veten feministe.

Kush mendon ti se do të jetë fituesi mes këtyre të dyve?

Të dy i shoh në të njëjtin nivel. Nuk është se njëri bën debat më të fortë se tjetri. Nuk po bëjnë diçka më ndryshe se banorët e tjerë, por dinë ta luajnë protagonizmin më mirë se të tjerët, e kanë atë çelësin.

Pate mundësi të flisje me Artën pas atij keqkuptimi mes jush?

Folëm në Prime dhe kemi biseduar, më ka treguar dhe që ka ndodhur një keqkuptim. Por unë jam ajo vajza e sinqertë që ia dua të mirën shoqes. Unë e kam shpëtuar Artën nga zinxhiri dhe doja ta mbaja brenda. Kur i kam pyetur të tjerët nëse do ta shpëtonin atë, janë përgjigjur me ‘jo’. Prandaj kam thënë se ka qenë më e rrezikuar.