Celebrities Gossip Music Showbiz

Kënga e re e Taylor Swift “Fortnight” thyen rekord!

Publikimi i fundit i Taylor Swift, “The Tortured Poets Department”, po vazhdon të bëjë bujë. Spotify së fundmi njoftoi se kënga e 34-vjeçares “Fortnight”, me Post Malone, u bë kënga më e transmetuar në një ditë të vetme. Platforma e transmetimit ndau lajmin në një postim në X ku shkruhej: “Më 19 prill 2024, “Fortnight (feat.Post Malone)” e Taylor Swift u bë kënga më e transmetuar e Spotify në një ditë të vetme”. Swift shfaqi premierë videoklipin e përpunuar të “Fortnight” së bashku me albumin e ri. Ai vjen pasi albumi tejkaloi “Cowboy Carter” të Beyonce për debutimin më të madh për një album të vitit 2024.

Swift së fundmi iu bashkua klubit të miliarderëve, sipas Forbes, kryesisht falë rekordeve të saj Eras Tour. Është raportuar se këngëtarja ka një pasuri prej 1.1 miliardë dollarësh. Ndërkaq, Taylor Swift prej muajsh është në një romancë me Travis Kelce dhe duken shumë të dashuruar me njëri tjetrin.

Travis së fundmi ka nxitur aludimet për një fejesë të mundshme dhe një fëmijë me Taylor Swift, teksa po diskutonte me vëllain në podcastin e tij “New Heights”. Ai deklaroi se dëshiron të krijojë së shpejti një laborator për diamantet. “Diamante të krijuar në laborator. Ai është një lojtar i NBA i rritur në laborator. Mezi pres ta bëj një të tillë”,-deklaroi ai. Një burim i afërt me Kelce tha se:

Travis nuk e ka problem të nënshkruajë një kontratë paramartesore sepse ekipi i tij i biznesit dëshiron të mbrojë asetet e tij. Ai do të bëjë gjithçka që duhet. Taylor mund ta shohë veten të martuar me Travisin me fëmijë. Ai është padyshim babai në sytë e saj. Ata janë afruar kaq shumë në një kohë kaq të shkurtër. Ata janë shumë rehat duke kaluar kohë së bashku, vetëm ata të dy.