Fashion

Këpucët me platformë të lartë janë aq në modë saqë artistja e njohur i veshi edhe në Shtëpinë e Bardhë!

Me siguri e mbani mend se në vitin 2012 këpucët me platformë ekstremisht të larta ishin trend. Mesa duket ky trend është rikthyer përsëri. Artistja e njohur Olivia Rodrigo gjatë vizitës së saj javën e kaluar në Shtëpinë e bardhë për të takuar presidentin, veshi një palë këpucë me platformë të lartë të cilat na kthyen vite prapa në kohë.

E guximshme ky stil i bukuroshes për një takim në Shtëpinë e Bardhë, nuk mendoni edhe ju kështu?! Edhe pse Olivia dukej sikur do të rrëzohej nga momenti në moment kjo nuk ndodhi dhe ajo eci fare lehtësisht.

Ndërkaq, hidhini një sy ndryshimit që këto këpucë me platformë kanë pësuar këtë vit:

Florence Pugh

Ariana Grande

Rikujtojmë se këtë stil e ka “përqafuar” edhe ylli i muzikës botërore, Lady Gaga. Së fundmi, ylli i “A Star Is Born” ka ‘tronditur’ me stilin e saj të të veshurit. Mund të themi se kishim shumë kohë pa e parë divën e muzikës pop të veshur kaq guximshëm. Super ylli ishte veshur më një fustan të zi të ngushtë pas trupit dhe të gjatë deri në fund të këmbëve.

Ajo çfarë habiti në veshjen e saj ishin takat super të larta me platformë të cilat mesa duket nuk e shqetësonin fare atë në ecje pasi e kapur nga paparacët reflektonte qetësi dhe rehati. Ajo e kombinoi veshjen me një çantë të zezë dhe syze dielli në të njëjtën ngjyrë.