Celebrities Gossip Showbiz

Kokë e këmbë të dashuruar, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly qenkan fejuar?!

Prej muajsh tashmë reperi i njohur Machine Gun Kelly dhe aktorja hollivudiane Megan Fox janë në një lidhje romantike. Fillimet e tyre nuk ishin të thjeshta për shkak të divorcit të aktores me producentin Brian Austin Green. Gjithashtu për publikun ishte disi e vështirë të pranonin një çift të tillë që në pamje të parë duket se nuk kanë lidhje fare me njëri-tjetrin, ama ata janë shpirti binjak.

Aq shumë janë bërë për njëri-tjetrin sa po qarkullon gjithandej lajmi se çifti janë fejuar me njëri-tjetrin. Bukuroshja u fotografua me një unazë në gisht teksa shihte reperin në prova për “MTV Video Music Awards 2021”.

Gjithashtu, një burim ka treguar për “Us Weekly” se një “njoftim surprizë” mund të bëhet gjatë performancës së Kelly-t me reperin Travis Barker. Cifti janë në një lidhje që nga korriku i vitit 2020 dhe u takuan në xhirimet e filmit “Midnight in the Switchgrass”.

Sipas tyre kjo që ndodhi në atë kohë ishte dashuri me shikim të parë dhe që prej atij momenti, ata nuk u ndanë më. Por, Machine Gun Kelly ka qenë fans i Megan dhe e ka adhuruar aktoren që para shumë vitesh se ata të njiheshin me njëri-tjetrin.

Reperi ka treguar se ka pasur një poster të Fox të varur në dhomën e gjumit në adoleshencën e tij. Në një intervistë ai u shpreh se fotoja ishte nga xhirimet e Megan me bikini në vitin 2008 për revistën “GQ”.

Megan Fox nga ana tjetër ka deklaruar se së fundmi ka hequr dorë nga alkooli, pas ndarjes së çmimeve Golden Globes në vitin 2009. Fox deklaroi se ishte aq e dehur sa bëri një intervistë të çuditshme, e cila më pas i solli shumë probleme.

Unë isha ulur në një tavolinë me Blake Lively dhe vëllezërit Jonas. Në Golden Globes ata gjithmonë vendosnin shishe gjigante të shampanjës Mowt në tryezë. Unë piva shumë gota atë natë. Tani nuk pi dhe kjo është arsyeja pse, unë isha agresive dhe thashë broçkulla që nuk do t’i kisha thënë kurrë në tapetin e kuq në atë mënyrë. Unë mendoj se kam pasur shumë telashe për çdo gjë që kam thënë. Nuk e mbaj mend pse, por di që kam pasur.