Celebrities Gossip Showbiz

Nga një fans i zjarrtë në partnerin e saj! Machine Gun Kelly tregon për posterin e Megan Fox në dhomën e tij…

Aktorja e njohur Megan Fox dhe partneri i saj aktual, Machine Gun Kelly u takuan për herë të parë në sheshxhirimet e një filmi në Porto Riko. Sipas tyre kjo që ndodhi në atë kohë ishte dashuri me shikim të parë dhe që prej atij momenti, ata nuk u ndanë më.

Por, Machine Gun Kelly ka qenë fans i Megan dhe e ka adhuruar aktoren që para shumë vitesh se ata të njiheshin me njëri-tjetrin. Reperi ka treguar se ka pasur një poster të Fox të varur në dhomën e gjumit në adoleshencën e tij. Në një intervistë ai u shpreh se fotoja ishte nga xhirimet e Megan me bikini në vitin 2008 për revistën “GQ”.

Sipas intervistës së dhënë nga Machine Gun Kelly lidhur me këtë, njëri nga miqtë e tij të klasës e mban mend kur reperi betohej se do të martohej me Megan në të ardhmen. Si adhurues i flaktë i Fox, Machine Gun Kelly asokohe adoleshent, bëri tatuazh në krahun e tij një logo të filmit “Transformers”, ku aktorja ka luajtur.

Rikujtojmë se, së fundmi në një intervistë të dhënë për emisionin “Jimmy Kimmel Live!”, aktorja ka rrëfyer tmerrin e përjetuar në një udhëtim shpirtëror në Amerikën Qendrore së bashku me partnerin e saj, Machine Gun Kelly.