Celebrities Gossip Showbiz

Kur e pyesin se pse zgjodhi Zelandën e Re, Vesa Luma ka këtë përgjigje…

Këngëtarja e njohur Vesa Luma është shumë aktive në rrjete sociale, duke shprehur shpesh mendimin e saj lidhur me situata të ndryshme shqetësuese apo tema diskutimi. Vesa prej vitesh tashmë jeton në Zelandën e Re, por herë pas here rikthehet në vendlindjen e saj e shoqëruar nga djali, Liam dhe bashkëshorti i saj.

Duke u larguar nga jeta artistike në Kosovë drejt kontinentit të largët, Vesa shpesh është përballur me pyetjen se pse zgjodhi të largohej për atje. Megjithatë, duket se përveç kushteve për një jetesë më të mira, duket se këngëtarja ka edhe një tjetër përgjigje.

Bëhet fjalë për mrekullitë e parajsës që të ofron Zelanda e Re, që shquhet si një prej vendeve më të bukura në botë. Ajo ka publikuar së fundmi për fansat e saj në TikTok dhe Instagram disa video, ku shihet duke shijuar kënaqësinë e një parku paqësor së bashku me djalin e saj në Zelandë. Në mbishkrimin e videove Vesa shkruan:

Kur ata më pyesin se pse zgjodhe Zelandën e Re.

Rikujtojmë se, më herët këngëtarja ka postuar një foto në InstaStory ku duket aktori, muzikanti, aktivisti dhe njëkohësisht autori i njohur Çun Lajçi, ulur në një karrige me një tavolinë me libra që qëndron para tij. Vesa e shoqëroi fotografinë me fjalët:

Gjithë jetën ia kushton artit, teatrit, skenës, librave dhe në fund… Si ka mundësi që shteti nuk ka minimum respekti për artistët e sidomos për një gjeneratë të tillë që kanë dhënë aq shumë për këtë vend!