Celebrities Gossip Showbiz

Cilët do të jenë këngëtarët në dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt?

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

I ftuar ditën e sotme në “ E Diell” ka qenë regjisori Eduart Grishaj, i cili ka treguar shumë sekrete nga jeta e tij, prapaskenat e “BBV2” dhe martesa me Arbana Osmanin. Ata pritet të kurrorëzojnë dashurinë e tyre me një dasmë të shtunën e ardhshme, e cila pritet të zhvillohet në Toskana, Itali. I pyetur se kush do të këndojë në dasmën e tyre, Edi është përgjigjur:

Janë vetëm rrethi i ngushtë, 120 veta. I pari që do këndojë do jem unë, pastaj ngatë ftuarit, 30 veta janë këngëtarë. Do bëjmë dhe ceremoni në kishë.

Edi tha se të ftuar janë 120 persona, të cilët janë pjesë e rrethit shoqëror të çiftit dhe ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me dasmën.