Celebrities Gossip Showbiz

Ky sezon i ri ka nisur me punë për artistët tanë, Samanta Karavella gjithashtu ka nisur nga puna për surpriza të reja!

Samanta Karavella së fundmi ka qenë mjaft aktive me këngë të reja duke u rikthyer kështu fuqishëm në tregun muzikor pas një pauze mjaft të gjatë. Teksa na ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë në një bashkëpunim me këngëtarin dhe mikun e saj Ardit Çuni, duket se para këtij dueti lançon projekte mjaft verore.

Pak javë më parë në bashkëpunim me Pitt Leffer, Samanta erdhi me këngën “Le le”, e duket se bukuroshja nuk ka të ndalur. Vetëm pak ditë më parë, bukuroshja publikoi “Chocolino”, por surpriza e këtij projekti është fakti se vjen në bashkëpunim me Elinel, i cili gjithashtu është tekstshkruesi i këngës.

E duket se pas këtij rikthimi, artistja nuk ka të ndalur me projekte të reja pasi vetëm pak më parë ka ndarë me ne një ‘selfie’ të sajën ku na ka treguar se ndodhet në studio muzikore duke punuar për projekte të reja për ndjekësit e saj.

E ftuar para disa muajsh në  “Pardon My French” në një intervistë shumë ndryshe dhe të veçantë, Samanta ndër të tjera foli edhe për suksesin e saj të fundit, këngën “Emnin Tem”.

Në mbyllje të intervistës, Samanta u shpreh edhe rreth aludimeve të shumta, që i janë bërë herë pas here për lidhjet e saj romantike me bashkëpunëtorët e saj.