Celebrities Music

Lady Gaga nuk di të ndalet! Ja çfarë bën këtë herë këngëtarja…

Lady Gaga i kënaqi fansat e saj me një shfaqje speciale live për të festuar albumin e saj dhe të Tony Bennett me titull ‘Love For Sale’. Super ylli 35-vjeçar solli për publikun një performancë magjepsëse në bashkëpunim me Westfield Century City, ku ajo u shfaq me një performancë dhe me një look jahshtëzakonisht të bukur.

Duke folur në lidhje me shfaqjen, Gaga u shpreh se:

Është kaq e rëndësishme për mua sot që të ribashkohem me fansat e mi pas një kohe kaq të gjatë që nuk munda të këndoj për ta dhe unë e vlerësoj shumë që Westfield është përkrahës i asaj përvoje që është sjellë përmes muzikës xhaz. Muzika xhaz është muzika më e madhe që besoj se ekziston në Amerikë dhe që ne të gjithë ta përjetojmë së bashku duhet të mblidhemi për ta parë, kënduar, dëgjuar dhe për të brohoritur për të. Kjo është gjithçka që mund të shpresoja. Unë thjesht dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ju që ishit këtu sonte.

Caroline Puechoultres një zyrtare kryesore për Unibail-Rodamco-Westfield gjithashtu komentoi dhe tha se:

Qoftë fizikisht apo virtualisht, Westfield ofron fuqinë për t’i bërë njerëzit së bashku dhe për të ndarë përvojat unike në një rrjet të gjerë global. Një falënderim i madh për Lady Gaga -n që nuk ngurron që të japë më të mirën për fansat e saj, partneriteti me këtë ikonë muzikore ka lejuar Monsters dhe klientët të Westfield nga e gjithë bota të mblidhen për të festuar albumin e saj të ardhshëm me Tony Bennett ‘Love For Sale’, përmes një eksperience të mahnitshme 360 gradë Ne presim që të shohim shumë më tepër partneritete të këtij lloji ndërsa markat dhe artistët vazhdojnë të ngrenë nivelin në dhënien e përvojave më të reja dhe më të mira për audiencën e tyre.

E shoqëruar nga një grup i plotë, Gaga interpretoi disa nga këngët e albumit të saj të fundit për të festuar publikimin e tij më 1 tetor.