Celebrities Gossip Showbiz

Ledri Vula banor i Big Brother Vip 3? Ja çfarë zbulon artisti!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Së fundmi ai ka qenë mjaft aktiv me projekte të reja dhe përgatitjen e albumit të tij.

Së fundmi artisti organizoi një mbrëmje me miqtë dhe kolegët e tij për promovimin e albumit të ri, “1 G.O.A.T për ty”. G.O.A.T është akronim për “The Greatest Of All Times” apo në shqip “Më i miri i të gjitha kohërave”. Në një intervistë për Top Channel në prapaskenën e festës ai ka treguar disa nga “sekretet” e këngëve të tij, por jo vetëm aq. Ledri ka treguar edhe rreth planeve për zgjerimin e familjes edhe nëse do të jetë apo jo pjesë e “BBV3”.

Gazetarja: A mendon t’i bashkohesh Big Brother?

Ledri Vula: Se di, ndoshta do më donin shumë, ose s’do më donin hiç. Të tregoj të drejtën në BBV do ta kisha pasur të lehtë sepse jam tip introvert, po intrigat, lojërat e fjalët… e kështu, s’jam i tillë…

Artisti ka performuar në skenë të gjitha këngët e sigurisht edhe duetet, për të cilat janë ngjitur në skenë edhe bashkëpunëtorët përkatës. “1 G.O.A.T për ty” përmban 14 këngë, nga të cilat 6 bashkëpunime. Ledri ka zgjedhur të bashkëpunojë për këtë album me Mc Kresha, Lyrical Son, Mozzik, Vig Poppa, Lumi B, Buta dhe Capital T.