Celebrities Gossip Music Showbiz

“Lekët i kanë marrë të gjithë Elvana Gjata dhe Butrint Imeri…”/Pasi remix-i i tij u kthye në hit Genvis Muça zbulon detaje ekskluzive në TAR!

Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Lancio” nëpërmjet në lidhje telefonike nga Belgjika ka qenë Genvis Muça. Artisti ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me muzikën dhe artin e remix-eve që ai krijon me këngët më të famshme të momentit, të cilat numërojnë me miliona klikime edhe në platforma sociale, siç mund të përmendim këtu TikTok dhe YouTube.

Një super hit që bëri namin kudo ishte “Plagë”, një mashup së bashku me TR3NDY që në plaftormën e YouTube deri më tani numëron mbi 4.6 milion klikime dhe shumë më shumë në TikTok, si erdhi ideja dhe a e kishe pritur këtë përhapjen e madhe dhe përdorimin?

Në fakt unë nuk e kisha parashikuar që do të bëhej kaq e famshme kënga dhe në fakt ideja ishte e TR3NDY, ai e bëri shumë të vogël bashkimin dhjetë sekonda dhe më pëlqeu shumë ideja dhe thashë pse jo mos ta bëjmë më të gjatë këngën. Më pas unë e përfundova gati të gjithën dhe ia dërgova TR3NDY e bëmë bashkëpunim, e hodhëm pa menduar se do të kapte kaq shumë klikime.

Klikimet i arriti por a u kthye kjo në një vlerë monetare?

Për të thënë të drejtën lekët i kanë marrë të gjithë Elvana Gjata dhe Butrint Imeri. Unë nuk kam fituar asgjë nga kjo, sepse ‘copyright’-i i takon këngëtarëve kështu që me sistemin Content ID në YouTube i kanë marrë të gjithë klikimet Elvana Gjata dhe Butrint Imeri.

Cilat janë planet dhe projektet që pritet të vijnë së shpejti nga Genvisi?

Në fakt tani kam disa projekte shumë origjinale që do të sjell së shpejti dhe një album i ri që do hidhet në vitin 2024 me TR3NDY dhe me këngëtarë të rinj. Besoj do të jetë diçka shumë interesante.

Kush është artisti i preferuar që të pëlqen t’i bësh remix këngëve edhe pse nuk merr para?

Nga disa nuk marr lekë, disa sa shikojnë që unë kam hedhur një video direkt e bëjnë ‘copyright’ dhe i marrin. Unë nuk mbaj mëri me njeri dhe nuk mërzitem. Janë disa jo të gjithë e bëjnë këtë fatmirësisht.

Kush nuk e bën këtë?

Bardhi, nuk e bën këtë gjë.