Pasò Sport

Lenida Halilaj, sociologia e cila është fanse e zjarrtë e Ronaldo-s!

E ftuar ditën e sotme në “Paso” nën moderimin e Denisit dhe Glentit për të diskutuar për ngjarjet sportive më dinamike ishte sociologia Lenida Halilaj. Siç e ka shprehur edhe më parë në Top Albania Radio, Lenida është një tifoze e zjarrtë e Ronaldo-s.

Pavarësisht pëlqimit që ka për të si lojtar, Lenida nuk la pa komentuar edhe një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Ronaldo-s, pikërisht Messi-n. Ajo komentoi lidhur me transferimin e tij kohët e fundit, por edhe bëri një vlerësim të veçantë për futbollistin.

Messi ka punuar gjithmonë për ekipin, ka sakrifikuar ndoshta më shumë se Ronaldo.

Kujtojmë se Messi është akuzuar te Bacelona se ndoshta është arsyeja pse të tjerët nuk kanë shkëlqyer aq shumë sa ai. Ndoshta në skuadrën e re ai ka ardhur me një modesti, që padiskutim është vënë re. Megjithatë, sociologia thekson se i preferuari i saj është pikërisht Ronaldo. Nuk mungoi një vlerësim objektiv i gjithë arritjeve të tij në futboll, si pjesë e Real Madrid, por edhe Manchester United.

Kujtojmë, se Lenida ishte e ftuar edhe pak kohë më parë, në emisionin “Paso Euro 2020” nën moderimin e Denisit dhe Albanës shumë pranë finales së Kampionatit Europian, teksa tregoi për TAR se ishte një ndjekëse e rregullt e futbollit dhe surprizoi me komentet e saj rreth ndeshjeve sportive por edhe me parashikimet e ndeshjeve disa prej të cilave u ka rënë në kokë.

Ndërkohë, dita e sotme ka qenë plot me të ftuar në emisionin tuaj të preferuar sportiv, teksa Luan Pinari solli atmosferën në “Elbasan Arena” pak para ndeshjes Dinamo-Partizani, ndërsa Elvi Sharra dhe Lorenc Jemini, ndër të tjera, folën edhe për arbitrin e njohur Cüneyt Çakır.