Aktualitet

Lotaria Amerikane/ Ja kur dalin përgjigjet!

Publikohet data kur dalin përgjigjet e llotarisë amerikane.

Faqja zyrtare e DV-Programm ka shkruar se fituesit e kësaj lotarie do të dalin këtë të shtunë, më 7 maj 2022.

“Regjistruesit e DV-2023 mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit duke filluar nga mesdita (EDT) 7 maj 2022. Aplikuesit e DV-2023 duhet të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2023”, thuhet në faqen zyrtare zyrtare të Lotarise Amerikane.

Periudha e aplikimeve për Programin e Vizave DV-2023 ishte midis 6 tetorit 2021 dhe 9 nëntorit 2021.

Në Europë, Shqipëria renditet ndër vendet e para sa i përket numrit të aplikantëve. Sipas të dhënave të ‘Pew Research Center’, pas Shqipërisë renditet Moldavia me 11% të popullsisë që aplikojnë dhe Armenia me 9%.

Ndërsa në Azi vendet që kryesojnë janë Uzbeksitani me 7% dhe Nepali me 4%.

Numri i aplikantëve shënoi rekord në vitin 2016 ku në të gjithë botën aplikuan 23 milionë njerëz, kryesisht për shkak se administrata Trump tha se do ta hiqte programin.

Që nga 2005, më shumë se 200 milionë njerëz kanë aplikuar për lotarinë Amerikane, e cila kërkon që të diversifikojnë shtetësinë e popullsisë emigrante duke dhënë viza për emigrantët.

Vetëm 8 shtete kanë të paktën nga 1 milion aplikantë, duke u përgjigjur për më shumë se gjysma e totalit: Si Gana, Uzbekistani, Irani, Ukraina, Egjipti, Nepal, Etiopi dhe Sierra Leone.