Celebrities Gossip Showbiz

Me anë të këtij postimi, Loredana sapo na zbuloi ‘pasionin e fshehtë’ të Hanës!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Më i fundit në fakt është një Instastory ku ka treguar Hanën e cila shfaqet shumë e lumtur teksa i bie kitarës, e cila në fakt është prej lodre. Megjithatë nuk është çudi nëse vogëlushja ka një prirje drejt veglave muzikore apo këndimit pasi të dy prindërit e saj janë artistë.

Kanë kaluar vetëm pak javë nga publikimi i këngës së saj të re, një bashkëpunim me artistin Yll Limani, i cili titullohet “Kriminele” dhe është pëlqyer shumë nga publiku. Vetëm pak ditë më parë, artistja ka nxjerrë projektin e saj më të ri muzikor por këtë herë në gjuhën gjermane.

“OFT VERTRAUT” është titulli i këngës që flet për një vajzë e cila vazhdonte i besonte ish- partnerit edhe pse ai e tradhtonte…