Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk duroj dot më as veten…” Adrola Dushi rrëfehet te ndjekësit e saj!

Adrola Dushi, modelja e njohur shqiptare e cila ka pasur një karrierë disavjecare në ShBA ka qënë shumë e përfolur kohët e fundit, për shkak të aludimeve për një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur, Capital T. Kjo nuk u pranua nga asnjëri prej tyre.

Ditën e sotme bukuroshja ka postuar në Instastory një “Ask” për t’ju përgjigjur kureshtjes së fansave të saj. Në një pyetje të bërë nga një prej ndjekësve të saj nëse ajo nuk do të ishte Adrola, a do të donte ta kishte Adrolën pjesë të jetës së saj, bukuroshja u përgjigj kështu:

Kjo pyetje më futi shumë në mendime në fakt dhe nisa të të përgjigjem shumë gjatë, por ndalova. Adrolen e dua dhe e vlerësoj shumë për shumë gjëra, ama në momentin që unë ndihem e lënduar jam e padurueshme aq sa nuk duroj dot më as veten.

Kjo përgjigje e Adrolës lë vend për dyshime. Mos ndoshta modelja ndihet e lënduar kohet e fundit dhe a ka të bëje kjo me jetën e saj personale?

Më pas bukuroshja na ka treguar se ka një projekt të ri, i cili ka të bëje me fansat e saj, por nuk dimë asgjë tjetër lidhur me këtë projekt të ardhshëm të modeles.

Ndër vite Adrola ka arritur ta ruajë natyralitetin e saj dhe pse tanimë prej disa vitesh është mama e një djali me emrin, Troi ajo vazhdon të jetë njësoj e bukur.

Së fundmi, na ka mahnitur akoma dhe më shumë me një veshje që nuk jemi mësuar ta shohim shpesh. Teksa gjatë një fotosesioni të bërë së fundmi është shfaqur veshur me një kostum serioz duke u kombinuar me vogëlushin e saj, Troin i cili ka qenë gjithashtu pjesë e fotosesionit, bukuroshja na i ka bërë ‘sytë zemra’.