Celebrities Magazine Music Showbiz

“Me Ty” nga Luiz Ejlli vjen plot ritëm në versionin remix realizuar nga Top Albania Radio dhe Dj Benito!

“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Brenda shtëpisë së “BBV”, gjatë muajit të dashurisë, finalisti i parë i këtij edicioni të dytë Luiz Ejlli vendos t’i dedikojë një këngë moderatores Kiara Tito, tashmë edhe gruaja e tij e ardhshme. Ai e realizoi atë në kohë rekord brenda Dhomës së Rrëfimit dhe menjëherë pas publikimit në kanalin zyrtar të Top Channel u kthye në një hit kombëtar dhe prej disa javësh ka arritur të rrëmbejë vendin e parë në “The Top List”. 

Tashmë Dj Benito ka vendosur të realizojë versionin remix të kësaj kënge, duke na sjellë më pranë sezonit veror dhe ritmit energjik që na duhet për tu përgatitur për verën. Duke u publikuar në kanalin zyrtar të Top Albania Radio në Youtube, ju mund ta dëgjoni atë duke klikuar link-un e mëposhtëm.