Celebrities Gossip Showbiz

Merr fund gjithçka, Kim Kardashian dhe Kanye West zyrtarisht të ndarë!

Së fundmi, ylli televiziv Kim Kardashian dhe reperi i famshëm Kanye West finalizuan divorcin e tyre. Ish-çifti do të kenë kujdestari të përbashkët për katër fëmijët e tyre sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga Page Six. Megjithatë, burime të afërta me Kardashian thanë se Kim do të vazhdojë t’i ketë fëmijët në 80% të kohës, siç e pranoi dhe West më parë në muajin shtator.

Marrëveshja thekson gjithashtu se reperi i “Gold Digger” do të duhet t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij 200,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët. Ai është gjithashtu përgjegjës për 50% të shpenzimeve arsimore të fëmijëve, siç janë shkollimi i tyre dhe shpenzimet e siguracionit.

Rikujtojmë, se Kanye ka thënë së fundmi se po planifikon një kandidim presidencial në vitin 2024 dhe për këtë ka angazhuar provokatorin e ekstremit të djathtë Milo Yiannopoulos në një video të postuar në Twitter. Videoja, në të cilën West thotë se Yiannopoulos po punon në fushatën e tij, vjen pasi llogaria e reperit në Twitter u rikthye pasi ai u ndalua nga aplikacioni pas komenteve antisemitike që ai bëri muajin e kaluar.

Pavarësisht se kohët e fundit pretendoi se do të qëndronte i qetë dhe do të shkëputej nga gjithçka për 30 ditë, West vazhdon ta fusë veten në telashe me çdo fjalë që thotë. Reperi ka marrë sërish vëmendjen për komentet dhe akuzat e tij të rënda. Ai pretendon se LeBron James, Jay-Z dhe Beyonce janë ndër të famshëm të ndryshëm të “kontrolluar” nga fuqitë e mëdha.