Celebrities Gossip Sport

Mjaftoi një koment racist ndaj futbollistit të Realit, gazetarja pushohet nga puna dhe ja si shprehet për këtë!

Lorena Gonzales, gazetarja e televizionit spanjoll ‘TVE’ së fundmi është pushuar nga puna pas fyerjes racore që i ka bërë mesfushorit të Realit të Madridit, Eduardo Camavinga. Gjatë prezantimit të mesfushorit francez si lojtar i Realit, Kamavinga ishte veshur me kostum të zi.

Në këtë moment, ndërsa mikrofonat në studio ishin të hapur, gazetarja dëgjohet të komentojë me kolegët: “Qenka më i zi se rrobat”-duke iu referuar futbollistit të njohur.

Kaq u desh dhe reagimi ishte i menjëhershëm. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, gazetarja ka kërkuar ndjesë për fyerjen, por kjo nuk e ka shpëtuar nga vendi i punës. Në një intervistë për radio “Marca”, Lorena Gonzales tha se e ndien gabimin dhe për këtë ka kërkuar më shumë se një herë ndjesë:

Kërkoj edhe një herë ndjesë për veprimin, por kurrsesi për sjellje raciste, sepse nuk jam e tillë.

Gonzalez siguroi se ajo ka kontaktuar me Camavinga-n për t’i kërkuar falje…

Unë personalisht kam folur gjatë me Camavinga-n dhe në asnjë moment ai nuk u ofendua. Disa duan të jenë më papist se Papa. Kam familje, ankth dhe një shtëpi për të paguar… kjo është shumë e tepruar. Kam 11 vite që e ushtroj këtë profesion, gjë që edhe më ka zhgënjyer shumë, por gjithmonë jam munduar ta bëj me respektin maksimal dhe në televizion jemi shumë të ekspozuar. Përpiqem ta ushtroj këtë profesion me respektin maksimal për çdo gjë dhe po, është një gabim, por jo si të përpiqesh t’i japësh fund karrierës apo shëndetit të dikujt.