Aktualitet

Mori ryshfet si punonjës i IMT-së Elbasan, arrestohet i kërkuari me urdhër të SPAK-ut!

Policia vuri në pranga një punonjës të IMT-së Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK-ut. I dyshuari, G.B, 51 vjeç akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Dyshohet se në kohën kur mbante detyrën si punonjës i IMT-së në Elbasan, ky shtetas nuk kreu detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje e mori ryshfet në prill të këtij viti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi zyrtar i Policisë Elbasan: 

Ndalohet një 51-vjeçar i shpallur në kërkim për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës. U bë ndalimi i shtetasit në kërkim G.B., 51 vjeç, banues në Elbasan.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë, me vendimin e datës 29.05.2024, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës.

51-vjeçari, në muajin prill 2024, gjatë kohës që mbante detyrën punonjës i IMT Elbasan, nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë ryshfet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.