Celebrities Gossip Showbiz

“Mos e quani veten të krishterë nëse shkoni në koncertin e Beyonce…”/Pastorja amerikane bëhet virale në rrjet!

Një pastore amerikane është bërë virale pasi quajti shtrigë këngëtaren e famshme Beyonce. Tiphani Montgomery, e cila ka themeluar kishën “Covered by God”, postoi në TikTok një video ku thotë:

Kushdo prej jush që ka ndërmend të shkojë në koncertin e Beyonce, nuk duhet ta quani veten të krishterë. Nuk më intereson se cili pastor ju thotë që nuk ka problem të shkoni në koncertet e saj, ajo është shtrigë dhe fansat e saj janë anëtarë të kultit të saj.

Në një deklaratë për ‘The Post’ Montgomery e quajti punën e Beyonce-s “magji”.

Mesazhi që dhashë nën udhëzimet e Zotit dhe për audiencën time ishte një paralajmërim për t’u zgjuar dhe për t’i kushtuar vëmendje. Arti krijon! Ne si të krishterë dhe si besimtarë nuk kemi punë të shikojmë, të dëgjojmë të mbështesim çdo artist. Muzika e saj, videot e saj, mesazhet e saj janë magji. 

https://www.tiktok.com/@prophetesstiphani/video/7199336555557768491?referer_url=nypost.com%2F2023%2F02%2F20%2Fpastor-goes-viral-after-calling-beyonce-a-witch%2F&refer=embed&embed_source=121331973%2C71011722%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_blank&referer_video_id=7199336555557768491

Rikujtojmë, se biletat për koncertin e parë të turneut të ardhshëm të Beyoncé-s, “Renaissance World Tour” tashmë janë shitur dhe grupi i menaxhimit të koncerteve, “Live Nation”, bëri të ditur se një koncert i dytë në Stokholm është shtuar për shkak të kërkesës së lartë.

Turneu që shënon rikthimin e yllit të muzikës R&B në skenë, fillon më muajin maj në Suedi dhe një seri koncertesh në vende të tilla si, Londra, Parisi, Barcelona, Toronto, dhe qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara. Ndërkaq, performanca e fundit e Beyonce pritet në New Orleans më 27 Shtator. Beyonce theu rekordin si artistja me më shumë çmime Grammy të fituara në histori.