Aktualitet

Ndahet nga jeta aktori i njohur amerikan Ed Asner!

Aktori i njohur amerikan Ed Asner, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare. Ed Asner ishte një aktor shumë i njohur pasi ai ka luajtur shumë role në filma të ndryshëm përgjatë gjithë jetës së tij. Në 1955 ai bëri debutimin e tij në Broadway me Jack Lemmon në “Face of A Hero”, pastaj interpretoi në festivalet amerikane dhe të Nju Jorkut, ai u bë pjesë në shfaqje të shumta edhe jashtë Broadway. Ai bëri daljen e tij në televizion në vitin 1957. Personazhi Lou Grant u prezantua për herë të parë si Mary Richards në “The Mary Tyler Moore Show” në vitet 1970. Lajmin e trishtë për ndarjen e tij nga jeta e konfirmoi vetë familja e tij gjatë ditës së djeshme përmes një deklarate ku thanë se:

Na vjen keq të themi se i dashuri ynë vdiq këtë mëngjes në mënyrë paqësore. Fjalët nuk mund të shprehin trishtimin që ndjejmë. Me një puthje në kokë, natën e mirë baba. Ne të duam!

Asner arriti të fitonte shtatë çmime Emmy përgjatë karrierës së tij, më së shumti si një interpretues mashkull. Në vitin 2009, ai u bë i njohur për një brez të ri publiku duke luajtur rolin e burrit të moshuar Carl Fredricksen në filmin e suksesshëm të animuar ‘Up’. Ai gjithashtu luajti rolin e Santa Claus-it në komedinë “Elf ” të  Will Ferrell në vitin 2003.

Gjatë karrierës së tij të aktrimit, Asner ishte një mbështetës i hapur i një sërë kauzash humanitare dhe politike, përfshirë sindikatën dhe të drejtat e kafshëve. Ai shërbeu si president i ‘Screen Actors Guild’  nga viti 1981 deri në 1985, dhe u nderua me çmimin prestigjioz ‘Ralph Morgan’ në vitin 2000. Ed Asner pati më shumë se 300 paraqitje filmash dhe ishte mjaft aktiv në vitet ’70 dhe ’80. Kohët e fundit, ai mori pjesë në seritë “Cobra Kai”, ku luajti Johnny Lawrence, Sid Weinberg, “Grace and Frankie” dhe “Dead To Me”.