Celebrities Gossip Live From Tirana Music Showbiz

Në ditëlindjen e Bojken Lakos Semi Jaupaj publikoi këngën “Autostradë”, rastësi apo…? Këngëtarja e zbulon këtë ekskluzivisht në TAR!

Sot në emisionin “Live From Tirana” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike këngëtarja e njohur Semi Jaupaj. Pas eksperiencës së saj në edicionin e parë të “BBV” Semi është fokusuar në muzikë. Bukuroshja ka publikuar disa këngë të cilat janë pëlqyer shumë nga ndjekësit. Kohët e fundit Semi ka qenë shpesh në Kosovë, cila është arsyeja e këtyre vizitave të shpeshta dhe si janë djemtë andej sipas këngëtares?

Ka vite që më pëlqen Kosova, pas “BBV” jam fokusuar tek muzika, bashkëpunëtorët i kam në Kosovë dhe kaloj një pjesë të madhe të kohës aty. Prishtina ma ka marrë zemrën. Djemtë janë shumë të mirë, seksi, të lezetshëm por në Prishtinë i kam të shkurtra ndalesat.

Kënga më e fundit e Semit e titulluar “Autostradë” është publikuar më 25 maj, datë kjo që përkon me ditëlindjen e ish-partnerit të këngëtares, artistit Bojken Lako. A ishte kjo një rastësi? Semi na tregon:

Nuk e kam bërë qëllimisht, në momentin që ka dalë video më kanë komentuar shumë. Ne kemi kohë që nuk jemi bashkë dhe disa gjëra edhe harrohen. Ka rastisur në ditëlindjen e tij. Këtë këngë e ka shkruar Yll Limani për veten e tij, e dëgjova në TikTok diku dhe i thash është shumë e bukur, nuk mund të rri pa kënduar. I thashë duhet të ma japësh mua.(qesh) Bëri pak rezistencë sepse e donte për vete. Është dashuri, më ka ndihmuar shumë.