Celebrities Gossip Showbiz

Në një nga intervistat e saj më personale, ja çfarë zbulon Hailey Bieber!

Hailey Bieber ka folur më shumë rreth faktit si ajo përballon jetesën në qendër të vëmendjes dhe si ka reflektuar kjo në jetën e saj personale. Në një intervistë për të promovuar linjën e saj të re të bukurisë, modelja 25-vjeçare pranoi se mund të ishte shumë e lodhshme të provosh të kontrollosh gjithçka në jetën tëndë, ndaj ajo vetë përpiqet të jetë vetvetja dhe të pranojë gjërat ashu si i vijnë.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë modelja bukuroshe hodhi poshtë dyshimet e fansave se ajo bashkë me Justin Bieber janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Pasi çifti eci në tapetin e kuq të Grammy Awards të dielën, fansat filluan të ngrenë dyshime se vajza e aktorit Stephen Baldwin është në pritje të ëmbël. Hailey iu përgjigj online aludimeve:

Unë nuk jam shtatzënë, më lini vetëm.

Ndërkohë, lidhur me famën dhe ndikimin e saj në jetën e Hailey, modelja bukuroshe u përgjigj si më poshtë.

Do të ishte tmerrsisht e lodhshme për mua që të kontrolloj gjithçka. Nuk ka asnjë mënyrë që unë mund ta bëj atë. Është shumë e vështirë të kontrolloj median dhe atë çfarë ajo publikon, ndaj unë thjesht përpiqem të bëj më të mirën time dhe ta pranoj këtë.

Vitin e kaluar, modelja lansoi kanalin e saj në YouTube, dhe foli edhe lidhur me këtë gjatë intervistës si dhe tregoi pse nuk publikon aq shpesh dhe rregullisht në këtë kanal.

Unë kuptoj që ka shumë gjëra në jetën time me të cilat njerëzit nuk mund të krijojnë një lidhje dhe po përpiqem të mos jem naïve rreth kësaj.