Celebrities Showbiz

Neda Balluku përgëzon sjelljen e Bardhit në BBV3: “Qetësi, elegancë dhe burrni…”

Sara Gjordeni dhe Bardhi janë sqaruar pas spektaklit për hyrjen e Endrik Bebës, ish-it të Sarës, si banor në “Big Brother VIP 3”.  Çifti kanë rënë dakord që të mos bien pre e provokimeve në shtëpi dhe se do të shmangin çdo situatë që mund të sjellë probleme mes tyre.

Opinionistja e “Përputhen”, Neda Balluku, ka përgëzuar Bardhin për sjelljen që ka bërë kundrejt Sarës mbi hyrjen e ish të dashurit të saj. Në një postim në Instastory, Neda ka shkruar për këngëtarin:

Tani e kuptoj respektin dhe dashamirësinë në masë që gëzon ky djalë. Çdo fjalë që ka nxjerrë nga goja ka patur vlerë e peshë. Qetësi, elegancë dhe burrni. Se kjo e fundit del në pah me mënyrën si trajton dy sytë që ke përballë. Të lumtë Bardhi!

Sara dhe Bardhi prej disa kohësh kanë nisur flirtin e tyre dhe të gjithë e kishin kuptuar që së shpejti ata do të bëheshin çift. Pas shumë përqafimesh dhe përpjekjesh për puthjen e parë, vetëm pak më parë në dhomën e rrëfimit ndodh momenti më i bukur, ku për herë të parë Sara dhe Bardhi japin puthjen e dashurisë.