Celebrities Gossip Showbiz

Nëse nuk kishit menduar se do t’i shihnit ndonjëherë bashkë, Dua Lipa dhe Sara Hoxha më afër se kurrë!

Nuk mund të ndodhë të mos keni dëgjuar për ardhjen e Dua Lipa-s në Tiranë. Ylli i muzikës botërore ka mbërritur ditën e djeshme, e shoqëruar nga prindërit, Dukagjin e Anesa Lipa, si dhe i fejuari, vëllai i motrave modele më të famshme Gigi dhe Bella, Anwar Hadid.

Fillimisht, këngëtarja u prit nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe më pas nga vetë kryeministri i vendit, Edi Rama. Por, duket se një takim edhe më special e ka pritur Dua-n, pasi ajo është takuar me ish- të dashurin e saj, reperin Ledri Vula dhe familjen e tij, bashkëshorten Sarën dhe vajzën Poem.

Të gjithë e dinë për lidhjen që Ledri dhe Dua kanë patur në të shkuarën e tyre dhe ishte pikërisht distanca ajo që i ndau. Asokohe, Lipa jetonte në Londër dhe reperit i duhej të lëvizte shpesh për shkak të koncerteve.

Tanimë, të dy kanë vazhduar jetën e tyre, Ledri është martuar dhe është bërë baba i vogëlushes së tij, Poem, ndërsa Dua vazhdon e lumtur karrierën e saj shumë të suksesshme ndërkombëtare dhe lidhjen me Anwar-in. Megjithatë, duket se dyshja kanë ruajtur një raport të mrekullueshëm, siç ndodh rrallë herë me ish- të dashurit. Jo vetëm që komunikojnë, por Ledri dhe Dua janë takuar menjëherë pas ardhjes së saj në Tiranë.

Në një fotografi të publikuar nga vetë Sara, duket ajo vetë, Ledri, Dua dhe e vogla Poem.

Epo, kështu marrëdhëniesh të shkëlqyera na pëlqen të shohim edhe ne!