Celebrities Music Showbiz

Nicole Scherzinger paditet nga themeluesja e grupit “Pussycat Dolls”!

Robin Antin, koreografja që themeloi grupin e njohur muzikor “Pussycat Dolls”, ka paditur këngëtaren kryesore, Nicole Scherzinger për pjesëmarrjen e saj në turneun e grupit në pritje të ribashkimit. Në një padi të siguruar nga revista “People”, Antin thotë se Scherzinger po refuzon të marrë pjesë në turne nëse nuk i jepet kontroll i plotë krijues dhe një pjesë më e madhe në sipërmarrjen e biznesit të grupit.

Sipas dokumenteve, Antin dhe Scherzinger arritën një marrëveshje në vitin 2019 që do i jepte këngëtares 49% të aksioneve dhe fitimeve të “Pussycat Dolls” nga turneu i tyre botëror. Padia thotë se Scherzinger tani refuzon të marrë pjesë në turne pas anulimit të datave për shkak të pandemisë së COVID-19, dhe ka kërkuar të rinegociojë kushtet e kontratës.

Antin thotë se këngëtarja kërkon tani 75% së bashku me autoritetin e vendimmarrjes përfundimtare dhe nuk do të marrë pjesë nëse kërkesat e saj nuk plotësohen. Për shkak se datat e turneut nuk mund të konfirmohen për shkak të konflikit ligjor, kompania turistike, Live Nation, thuhet se do të kërkojë 600,000 dollarë që financoi datat e publikuara në fillim.

Një burim ka thënë për gazetën “The Sun” në vitin 2019 se grupi i famshëm ishte në bisedime me kompaninë që menaxhon Madonna-n dhe Britney Spears, Maverick si dhe disa firma të tjera mjaft të njohura. I njëjti burim ka thënë se Nicole kishte menduar që vitin e shkuar të publikonte disa këngë solo, por tani fokusi i saj i vetëm është grupi “Pussycat Dolls”.