Fashion Gossip Showbiz

Një 74-vjeçar plot stil si Elton John…

Së fundmi, Elton John është parë duke hipur në jahtin e tij luksoz në Nice të Francës, teksa po shijon pushimet e tij europiane me burrin e tij David Furnish. Legjendës së muzikës, 74-vjeç, iu bashkua shoku David Walliams dhe producenti Andrew Watt, duke lënë të kuptohet se ata mund të planifikojnë një bashkëpunim në të ardhmen.

Andrew, i cili më parë ishte në lidhje me këngëtaren Rita Ora ishte i shoqëruar nga e dashura e tij Charlotte Lawrence, teksa hipën në varkë para se të nisej për në oqean.

Elton ndërkaq dukej i veshur plot stil, teksa kishte zgjedhur pantallona të shkurtra Gucci dhe atlete që kombinoheshin me të.

Ndërkaq, për të gjitha ata që i ka shpëtuar si lajm, ju rikujtojmë se balada më e njohur në botë e të madhit Elton John ka mbushur gjysmë shekulli. Hiti i parë i këngëtarit dhe muzikantit anglez, “Your Song” bën plot 50 vite që nga lançimi.

Kënga e cila u publikua më 26 tetor 1970, me autor të tekstit, Bernie Taupin, pati një sukses të jashtëzakonshëm. Ajo tregon dashurinë e një djali dhe të një vajze, që për breza me radhë ka shërbyer si kolone zanore e historive njerëzore.

Së fundmi, Elton John dhe diva e muzikës pop, Dua Lipa kanë publikuar një ‘single’ bashkë. Eshtë fjala për Cold Heart (PNAU Remix). Nga notat e para të dëgjuara në një postim në Instagram nga Elton John, bëhet fjalë për një ripërpunim të këngës Sacrifice, një sukses i vitit 1989, i përfshirë në albumin Sleeping with the Past. Aty dëgjohet edhe një pjesë nga Rocket Man.