Showbiz

Kënga hit e Sir Elton John mbush gjysmë shekulli

Do e besonit po t’ju thonim se balada më e njohur në botë e të madhit Elton John mbush gjysmë shekulli? Hiti i parë i këngëtarit dhe muzikantit anglez, “Your Song” sot bën 50 vite që nga lançimi.

Kënga e cila u publikua më 26 tetor 1970, me autor të tekstit, Bernie Taupin, pati një sukses të jashtëzakonshëm. Ajo tregon dashurinë e një djali dhe të një vajze, që për breza me radhë ka shërbyer si kolone zanore e historive njerëzore.

Nga ai moment, Elton John e interpretoi pothuasje në të gjitha koncertet e tij dhe për publikun mbetet një nga himnet më të bukura të dashurisë në të gjitha kohërat.

Elton John, e ka cilësuar “Your song” si krijimin më të mirë të tij, dhe ne ndajmë po të njëjtin mendim. Rikujtojmë se në vitin 2020, “Forbes” e shpalli Elton John artistin më të pasur të muzikës pop, me një pasuri prej 81 milionë dollarësh.