Celebrities Gossip Showbiz

Një “vajzë për shtëpi” si Julia Fox, në pazare me të brendshme!

Së fundmi, modelja e njohur dhe njëkohësisht ish e dashura e reperit Kanye West, Julia Fox është parë e veshur me një palë të brendshme të kombinuara me një xhaketë xhins, çizme deri te gjunjët, të gjitha këto të krijuara nga Alexander Wang. Të brendshmet e saj janë pjesë e koleksionit të ardhshëm të Wang-ut, i cili nuk do të jetë i disponueshëm deri më 13 korrik.

Fox publikoi në Instastory veten e saj duke shkruar se:

Unë thjesht mendoj se nëse është e pranueshme nga shoqëria në plazh, duhet të jetë e njëjtë kudo.

Julia Fox dukej shumë ndryshe pa grimin e saj të veçantë të syve. Rikujtojmë, se Fox së fundmi u shpreh se marrëdhënia e saj me Kanye nuk ishte e qëndrueshme dhe se ajo ndihej sikur ishte caktuar në rolin e të dashurës së Kayne. Në një intervistë për revistën ‘PEOPLE’, Fox tha:

Të ishe pranë Kanye ishte si një kurs i pafavorshëm se si të bëhesh e famshme. Unë u përpoqa në maksimum për ta bërë atë të funksiononte. Tashmë kisha një jetë plot bllokime. Si ta përshtasja këtë personalitet në këtë jetë? Thjesht nuk ishte e qëndrueshme. Kam humbur rreth 15 kilogramë në atë muaj. Ishte gjëja më e mirë që mund të më kishte ndodhur lidhja me Kanye. Ajo lidhje solli një shkëndijë përsëri në jetën time që e kisha harruar disi.

Ajo u pyet nëse ishte e shqetësuar nëse Kanye do të zbulonte më tepër rreth lidhjes së tyre. Gjithashtu, Julia mohoi që ata ishin takuar për të fituar vëmendje. Rikujtojmë, se dyshja u takuan për herë të parë në Miami gjatë një feste të Vitit të Ri.

Ata u fotografuan më pas në qytetin e New York-ut teksa ishin duke parë një produksion të Slave Play dhe duke darkuar në Carbone. Për sa i përket jetës private momentalisht Julia ka shprehur se është shumë e zënë për të ndërtuar një marrëdhënie të re.