Fashion Health & Beauty

Njihuni me meshkujt e veshur më mirë për muajin qershor të këtij viti…

Ju dëshironi të dukeni sa më mirë me stilin tuaj, por gjithashtu dëshironi të vendosni ekuilibrin e duhur, që do të thotë t’i kushtoni vëmendje vendit dhe rastit.

Është një detaj fare i vogël që ndan finesën nga vulgariteti dhe kjo nuk ka lidhje me sa shumë shpenzon. Është e gjitha çështje e shijes! Trend-et e kësaj vere nuk i lënë pas as meshkujt.

Veshjet e burrave këtë muaj përfaqësojnë një prerje të përsosur duke nisur nga kostume klasike, xhaketa, pantallona e gjithçka ndërmjet tyre.

Shikoni poshtë disa nga veshjet më të mira të meshkujve për muajin qershor të këtij viti:

1.Jordan Clarkson

Pantallonat e lirshme, xhaketa e lehtë lara-lara e firmës STÜSSY, e kombinuar me çantën me grep LOEWE, “bërtet” me të madhe rehati dhe komoditet. E kush më mirë se basketbollisti Jordan Clarkson mund ta përfaqësojë këto ‘look’?

2.Rami Malek

A mendonit se e zeza nuk është një ngjyrë vere? Mendohu përsëri. Paraqitja e aktorit Rami Malek në Paris në fillim të këtij muaji tregon se është momenti t’i kushtoni rëndësi veshjeve të zeza në garderobën tuaj. Një bluze e zezë me mëngë të gjata Loro Piana, e kombinuar me një palë çizme me po të njëjtën ngjyrë, syze dielli aviator dhe një orë Cartier në dorë, është veshja që ju duhet për pasditet e freskëta të verës.

3.Joshua Jackson

Aktori Jackson dhe ekuilibri i tij i përsosur midis stilit serioz/klasik dhe modern në premierën e Festivalit të Filmit në Tribeca të serialit të tij të ri televiziv është gjithçka. Këmisha e bardhë e hapur tek pjesa e jakës, xhaketa ngjyrë mente e hapur, kombinuar më një palë pantallona të lirshme Gucci dhe njëkohësisht edhe një palë atlete po të firmës Gucci, tërheqin padyshim vëmendjen.

 

4.A$AP Rocky

Reperi A$AP Rocky është fotografuar këtu me një kostum CELINE HOMME. Varësja dhe unazat me perla janë ndoshta detaji më i veçantë në paraqitjen e Rocky-t dhe padyshim trend-i i sezonit. Të kombinuar më një kostum të tillë? Padyshim tërheqëse.

5.David Beckham

Është thjesht David Beckham dhe stili i tij nuk gabon kurrë. Një palë pantallona blu me vija të prera lirshëm, të shoqëruar me një rrip kafe janë kombinimi që ju duhet. Sigurisht që moti i verës në New York-ut nuk kërkon asgjë më shumë se një bluzë me mëngë të shkurtra Polo. Edhe pse 46-vjeç, Beckham ka ende fizikun e një 30-vjeçari. E gjithë veshja përshtatet shumë mirë me këpucët “Grenson”, portofolin Goyard dhe orën “Tudor Black Bay”.

6.Liu Haoran

Nëse Liu Haoran nuk do të ishte një nga aktorët më të njohur të Kinës, mund të mendoje fare lehtë se është një i ri i cili ka nxituar për të veshur veshjet e gjyshes së tij. Por Liu është Liu. Elegant, klasik, dhe plot hijeshi i veshur me një kostum të lirshëm ngjyrë kafe “UMIT BENAN” kombinuar perfekt me një palë këpucë Givenchy.

7.Jordan Anderson

Totalisht një vepër arti veshja e Anderson. Një këmishë dhe pantallona të shkurtra Givenchy të kombinuara me një palë çorape poshtë gjurit dhe një palë këpucë J.M. Weston janë kombinimi perfekt që të gjithë ju meshkuj. Çfarë po prisni t’a bëni pjesë të stilit tuaj?!

Ndërkaq, ju rikujtojmë veshjet më të mira të meshkujve për muajin Maj të këtij viti. Tanimë mund të themi me plot gojën se vera është sezoni ku ne veshim më pak rroba, përzgjedhim modele të guximshme, ngjyra të “gjalla” që inkurajojnë një qasje eksperimentale për t’u veshur. Njihuni me udhëzuesen e stilit tonë veror për të gjithë meshkujt konfuz.

Mes aksesorëve të modës që dëshirojmë më shumë për stinën që po afron janë edhe ato: syzet e diellit. Me siguri që sa herë shihni një palë syze dielli të lezetshme, doni t’i blini. Një palë syze stil janë ato që na duhen për t’i kombinuar më veshjet tona. Nga modelet elegante, klasike, moderne, ekstravagante, ekziston një stil për të gjithë.