Health & Beauty Lifestyle

Paralajmërojnë ekspertët, dhjami i tepërt në këtë pjesë të trupit është i rrezikshëm!

Dhjami në bark mund të shkaktojë sëmundje kronike, paralajmërojnë ekspertët. Mënyra e shpejtë e jetës, qëndrimi ulur në punë, si edhe stresi shkaktojnë obezitet te shumica e njerëzve. Mënyra e parregullt e jetës dhe moskujdesi për trupin, mund të shkaktojë edhe probleme shëndetësore. Problemi më i shpeshtë, përkatësisht grumbullimi i dhjamit, shfaqet në zonën abdominale, ndërsa, sipas ekspertëve, pikërisht nga ajo zonë është më e vështirë heqja e kilogramëve të tepërt.

Nutricionistja Sydney Green paralajmëron se dhjami në zonën rreth barkut përbën një rrezik më të madh për shëndetin sesa dhjami në kofshët, vithet dhe ijët.

Arsyeja për këtë është se dhjami që gjendet më së shumti në bark mbush hapësirën midis organeve dhe çon në procese inflamatore që janë të ndryshme nga dhjami në pjesët e tjera të trupit.

Me konstatimin e saj është pajtuar dhe nutricionistja Melissa Rifkin, e cila vë në dukje se dhjami i brendshëm çliron hormone që shkaktojnë inflamacion, gjë që çon në një efekt negativ në organet dhe enët e gjakut.

Kjo mund të konsiderohet edhe si një faktor rreziku për sëmundje të shumta kronike siç janë diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare. Ushqehuni shëndetshëm duke u fokusuar në fibra dhe proteina që do t’ju ndihmojnë të ndiheni më të ngopur më gjatë dhe të parandaloni të ngrënit e tepërt, i cili kontribuon në yndyrën e brendshme. Në vend të patatinave, kënaqni dëshirat tuaja duke ngrënë kokoshka, e cila është një burim i mirë fibrash.

Dietologia thekson se yndyrnat trans që gjenden në ushqimet e skuqura kontribuojnë në yndyrën e barkut. Humbja e peshës është vërtet e vështirë. Duke mos ditur ushtrimet që duhet të bësh, vendos cilat janë ushqimet që duhet të konsumosh dhe kupto nëse ka ndonjë faktor tjetër që të ndikon në rritjen e peshës. Sipas Dr.Oz, para çdo vakti duhet të pish të paktën një gotë ujë. Nëse e zbaton gjithmonë si recetë, rezultatet do të jenë mahnitëse. Kjo mënyrë të ndihmon për të mbushur stomakun, por edhe eliminon shtimin e dhjamit në zonën e barkut.