Celebrities Gossip Showbiz

Parashikimi i ndihmëses së familjes mbretërore për çiftin Meghan-Harry pak para dasmës së tyre!

Një ndihmëse e familjes mbretërore dyshohet se u shpreh e bindur se martesa e Princit Harry me Meghan Markle do të përfundojë me lot. Sipas një raporti, Susan Hussey, e cila ka qenë ndihmësja pritëse e Mbretëreshës Elizabeth II që nga vitet 1960, dyshohet se i bëri komentet gjatë një dreke me drejtuesit e teatrit disa muaj para dasmës së çiftit në maj të vitit 2018.

Komentet nga ndihmësja e vjetër u zbuluan në “Revenge: Meghan, Harry and the war between the Windsors” të gazetarit investigativ Tom Bower, të publikuar në fillim të këtij muaji. Bower shkruan se:

Ndërsa diskutohej për mundësinë që Meghan mund të lidhej në Teatrin Kombëtar pas dasmës, Hussey u bë papritur serioze për të ardhmen e çiftit.

“E gjithë kjo do të përfundojë në lot”, thuhet të ketë thënë ajo. “Mbajini mend fjalët e mia.” Susan, 83-vjeçe, ka qenë pjesë e ekipit të oborrtarëve të pallatit mbretërpr që kanë ndihmuar Markle të përshtatej me jetën brenda familjes mbretërore, sipas Bower.

Nga ana tjetër Meghan Markle dëshiron që çështja e shpifjes e motrës së saj Samantha Markle të përfundojë dhe po kërkon që ajo të mbulojë tarifat e avokatëve të saj. Në dokumentet gjyqësore të marra nga ‘Page Six’, Dukesha e Sussex-it kërkoi fundin e çështjes me Samantha Markle, e cila pas intervistës së Meghan në mars 2021 me Oprah Winfrey, pretendoi se Meghan gënjeu si për edukimin e saj, ashtu edhe për marrëdhënien e tyre.

Jeni bërë ndonjëherë kuriozë për të ditur se çfarë diete mban Meghan Markle për t’u dukur përherë aq në formë?! Për të pasur fizikun që ajo ka, Dukesha praktikon joga dhe ha gjithmonë të njëjtën gjë. Megjithatë, ajo shpesh e përkëdhel veten me një gotë verë dhe patate të skuqura. Sigurisht, Megan Markle praktikon një mënyrë jetese të shëndetshme, stërvitet, praktikon joga, por dieta e saj e ndihmon më së shumti për të mbajtur një fizik të mirë.