Gossip

Parashikimi i Nostradamus për mbretërimin e Mbretit Charles III!

Një filozof i shekullit të 16-të parashikoi se mbretërimi i mbretit Charles mund të marrë një fund të parakohshëm këtë vit pas lajmit shokues të kancerit të tij dhe të Kate Middleton. Nostradamus, i cili parashikoi ngjarjen duke përfshirë 11 shtatorin dhe krizën e kostos së jetesës, shkroi 942 parashikime për të ardhmen në librin e tij Les Propheties në 1555.

Ai shkroi se drama mund të jetë në kartat e familjes mbretërore në vitin 2024, duke thënë se “Mbretin mund të përzënë me forcë”. Libri thotë: Mbreti i Ishujve i dëbuar me forcë, zëvendësohet nga ai që nuk do të ketë asnjë shenjë mbreti. Eksperti Mario Reading e analizoi pasazhin dhe e interpretoi:

Për shkak se ata nuk e miratuan divorcin e tij, një njeri që më vonë e konsideruan të padenjë, populli do të dëbojë mbretin e ishujve. Do të zëvendësojë një njeri që nuk e priste kurrë të bëhej mbret.

Nostradamus parashikoi vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 2022 dhe moshën e saktë të vdekjes së saj. “Mbretëresha Elizabeth II do të vdesë, në moshën rreth 96-vjeçare”,-ka thënë Nostradamus, sipas analistit Mario Reading. Por Nostradamus ka parashikuar se Mbreti mund të abdikojë, me princin Harry që mund të marrë fronin, pavarësisht se tani është i pesti në radhë.

Ky parashikim vjen ndërsa Mbreti Charles vazhdon trajtimin e tij për kancerin. Ai iu nënshtrua një procedure për një prostatë të zmadhuar kur mjekët zbuluan kancerin. Ende nuk dihen detaje të mëtejshme për fazën e kancerit. Edhe pse ai do të ndalojë pjesëmarrjen në ngjarjet publike, Mbreti, 75 vjeç, do të vazhdojë me rolin e tij kushtetues si kreu i shtetit. Ai bëri një procedurë të prostatës në një spital privat në Londër më shumë se një javë më parë.  Ndërkohë Kate Middleton vazhdon t’i nënshtrohet trajtimit parandalues të kancerit, i cili u zbulua pas operacionit abdominal në janar.