Celebrities Gossip Showbiz

Pas goditjes me telefon në koncert, Bebe Rexha poston videon në TikTok dhe këndon…

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha është goditur me një telefon në fytyrë teksa ishte në një koncert në New York të dielën. Artistja 33-vjeçare po këndonte në një koncert në The Rooftop në Pier 17 në kuadër të turneut të saj “Best F’n Night Of My Life”.

Siç shihet në një video në Twitter, krijuesja e hitit “Back to You” u pa duke interpretuar dhe duke u drejtuar drejt pjesës së përparme të skenës me një veshje ngjyrë vjollce. Teksa Bebe ishte përballë audiencës, një person nga turma u pa duke duke hedhur një telefon që e goditi atë drejtpërdrejt në fytyrë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Nëna e Bebe Rexhës tha se ajo bëri tri qepje pasi dikush nga audienca e qëlloi me telefon në kokë gjatë koncertit. Teksa po performonte në skenën e mbushur me fansa, një prej tyre e goditi me telefon në fytyrë, në momentin kur ajo po bënte simbolin e shqiponjës me duar.

Përveç postimit të artistes në rrjetin e saj social Instagram, ajo ka postuar gjithashtu edhe një video në platformën TikTok ku këndon këngën e saj hit dhe tregon syrin e nxirë.

@beberexhaIm okay you guys 💖

♬ original sound – BebeRexha