Kanye West i ka bërë ‘unfollow’ Kim Kardashian pasi romanca e saj me Pete Davidson po përflitet shumë së fundmi. Kur shikon se kë ndjek në Instagram, ish-partnerja e Kanye, Kim Kardashian nuk është më aty, gjë që mund të jetë për shkak se ajo tani po takohet me njerëz të tjerë.
Dyshja kanë katër fëmijë së bashku North, Saint, Chicago dhe Psalm, por u paraqitën për divorc në shkurt. Kjo nuk është hera e parë që Kanye e bën ‘unfollow’ Kim, por nuk dihet saktësisht pse ai ka vendosur ta bëjë atë këtë herë, edhe pse fansat dyshojnë se shkak është bërë Pete.
Kujtojmë se nëntë muaj pasi Kim Kardashian paraqiti kërkesën për divorc, Kanye West ende i referohet asaj si “gruaja” e tij. Në një intervistë të fundit, artisti shumë i dashur shokoi me deklaratën e tij. Duke kujtuar një moment kur ylli i “Keeping Up with the Kardashians” e ndihmoi atë të zgjidhte një çështje, Ye fillimisht iu referua Kim duke thënë “gruaja ime”.
Ndërkohë, pak javë pasi ylli i “Keeping Up With The Kardashian”, Kim Kardashian ishte pjesë e një performance krah aktorit Pete Davidson në rolin e Jasminës dhe Aladinit në “Saturday Night Live”, gjatë premierës, ata shkëmbyen një puthje të gjatë e cila shkaktoi disa dyshime në publik dhe ata shtuan zërat për një lidhje romantike mes tyre.