Showbiz

Penelope Cruz zbulon përse shkon në festa vetëm 2 herë në vit

Në një intervistë të dhënë për revistën “Red” aktorja e famshme Penelope Cruz tregoi se përse nuk është parë apo fotografuar ndonjëherë nëpër festat e mëdha të ceremonive të ndryshme apo diku jasht me miqtë.

46-vjeçarja tregoi se miqtë e saj habiten kur rrallëherë e shohin në ndonjë festë dhe madje tallen duke i thënë se nuk është normale që ajo është jashtë shtëpisë pas orës 2 të mëngjesit.

Penelope është një nënë e dedikuar megjithëse edhe kur nuk kishte angazhime familjare asnjëherë nuk ka qenë shpirti i festës.

“Më pëlqen të rri në shtëpi dhe të kujdesem për veten time. Ndonjëherë shkoj në festat që organizohen pas ndarjes së ceremonisë së çmimeve “Oscar” po kjo ndodh vetëm 2 herë në vit dhe shkoj vetëm për të takuar miqtë e mi” -tha ajo.