Auto & Moto

Përpara afatit të parashikuar, Tesla arrin prodhimin e 4,000 makinave në javë!

Fabrika e Tesla-s në Brandenburg tani po prodhon 4,000 makina në javë, 3 javë përpara afatit të parashikuar. Prodhimi nga fabrika për nga shifrat tani është një e treta e prodhimit të Model Y në Shangai, ku Tesla planifikoi të mbante një prodhim mesatar total prej 13,000 makinave Model Y në javë, rreth 1,000 njësi nën kapacitetin maksimal dhe 7,000 njësi të tjera Model 3 në shkurt dhe mars, kjo sipas planit të prodhimit.

Tesla po planifikonte që ta rriste prodhimin në Brandenburg në 4,000 njësi në javë nga 13 marsi dhe deri në mbi 5,000 të tilla deri në fund të qershorit. Gjiganti amerikan arriti shifrën e 2,000 njësive në javë në tetorin e vitit të kaluar dhe shifrën e 3,000 njësive në muajin dhjetor. Maksimumi i kapacitetit të planifikuar për fabrikën e Brandenburg është prodhimi i 500,000 makinave në vit, kjo duke iu afruar shifrës prej afro 10,000 njësive në javë.

Tesla në Gjermani ka filluar edhe montimin e baterive të cilat së shpejti do të përdoren në makinat e prodhuara në atë fabrikë, por javën e kaluar kishte deklaruar se pas stimujve të Aktit për Reduktimin e Inflacionit prodhimin e qelizave të baterive do ta fokusojë në SHBA.

Prodhuesi amerikan i makinave gjithashtu po përgatitet që të prodhojë edhe komponentë të qelizave të baterive si për shembull elektrodat, disa prej të cilave do të dërgohen nga fabrika e saj në Gruenheide të Brandenburg tek fabrikat e Tesla-s në Shtetet e Bashkuara. Tesla do të përditësojë analizat mbi strategjinë e saj gjatë kësaj jave.

Së fundmi janë shfaqur disa pamje të makinës më të vogël elektrike të Tesla-s. Përderisa emri nuk është konfirmuar ende nga ana e Tesla-s, makina e cila referohet edhe si Model 2 mund të jetë “hatchback-u” i vogël i cili shihet në fotot e shfaqura shkurtimisht gjatë videos të postuar nga ana e tyre.