Love & Sex

Përqafimi më emocionues gjatë pandemisë ka fituar këtë çmim…

Një imazh prekës i dy personave të përqafuar për herë të parë në muaj për shkak të pandemisë globale është shpallur fitues i konkursit “World Press Photo 2021”. Fotografi danez, Mads Nissen, u vlerësua me çmimin e parë në konkursin prestigjioz gjatë një ceremonie në internet të organizuar në Amsterdam.

Juria tha:

Imazhi fitues ka kapur ndikimin e pandemisë te njerëzit në të gjithë botën si askush tjetër.

Fotografia fituese, e quajtur “Përqafimi i parë”, u mor për të përditshmen daneze “Politiken” dhe tregon brazilianen Rosa Luzia Lunardi, 85-vjeçe, ndërsa infermierja Adriana Silva da Costa Souza e përqafon atë për herë të parë në 5 muaj, në një azil më 5 gusht 2020.

Infermierja mban një veshje plastike që i lejon ato të përqafohen pa kontakte fizike. Ndërsa përqafohen, pelerina hapet nga jashtë, duke e bërë infermieren të duket si një engjëll.

Fotografi Nissan tha se:

Mesazhi kryesor i imazhit është dashuria dhe dhembshuria.

Juria e quajti imazhin “një ikonë”, duke thënë se “përmblodhi pandeminë COVID-19”.

Ju rikujtojmë veprimin e një berberi në Spanjë i cili ka prekur zemrat e shumë njerëzve. Në kohën që ai po shkurtonte flokët e kolegut të tij që është duke u trajtuar me kimioterapi për shkak të kancerit, ai preu edhe flokët e veta për t’u solidarizuar.